top of page

Lojtarët nën 14-vjeç ofendojnë rëndë ekipin e femrave: Jeni k***a

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 2 min read

Një ndeshje futbolli për të rinj në Napoli, mes ekipit të meshkujve U-14 të Don Guanella, një klub i drejtuar nga Don Aniello Manganiello, i njohur për angazhimin anti-Kamorra dhe ekipit të vajzave U-17 të Napolit, ka përfunduar me një skandal të gjerë për shkak të fyerjeve seksiste dhe sjelljes ofenduese ndaj lojtareve.


Incidentet nisën në fushë me shaka të papërshtatshme dhe vazhduan më pas në rrjetet sociale, ku disa lojtarë të rinj publikuan komente dhe postime me gjuhë fyese dhe diskriminuese ndaj vajzave.


Në një letër të hapur të publikuar në Facebook, klubi i futbollit të vajzave denoncoi një sërë sjelljesh “seksiste dhe të papranueshme” që “nuk kanë asnjë lidhje me sportin ose konkurrencën e ndershme”.


Sipas klubit, lojtaret e mitura u përballën me komente degraduese, aludime ofenduese dhe ngacmime edhe përmes mesazheve private pas ndeshjes. “Kjo nuk është tallje, nuk është futboll. Është një plagë sociale”, shkruhet në deklaratë.


Ndeshja ishte e tensionuar dhe përfundoi 4–2 për ekipin e djemve. Por ajo që ndodhi pas saj shkaktoi indinjatë shumë më të madhe: disa lojtarë të Don Guanella-s publikuan në rrjetet sociale foto dhe video të shoqëruara me slogane seksiste dhe fyese, të cilat sollën reagime të menjëhershme nga klubi i vajzave dhe nga Don Manganiello vetë.


Rasti ka tërhequr vëmendjen edhe të deputetit Françesko Emilio Borreli, i cili e cilësoi sjelljen si “seksizëm të papranueshëm” dhe një tregues të “rënies morale” në një pjesë të të rinjve.


“Jam thellësisht i zemëruar dhe i zhgënjyer”, deklaroi Don Manganielo, i cili prej vitesh përdor futbollin si mjet edukimi dhe largimi nga kriminaliteti për të rinjtë e zonave periferike. Ai theksoi se sjellja e disa prej lojtarëve “hedh poshtë punën e mirë të bërë ndër vite” dhe premtoi masa të menjëhershme disiplinore.


“Disa prej lojtarëve tanë gabuan rëndë. Do të ketë ndëshkime serioze dhe do të nisim kurse të posaçme mbi respektin për gratë dhe kundër gjuhës vulgare,” shtoi ai.


Pas denoncimit publik, pritet që Federata Italiane e Futbollit (FIGC) të vlerësojë hapjen e një procedure disiplinore. Institucionet dhe klubi i vajzave kërkojnë që episodi të shërbejë si shembull për të luftuar kulturën e fyerjeve dhe diskriminimit në sportet e të rinjve./ Pamfleti

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page