top of page

Sherr me th*ka! Tre të rinj të plagosur, dërgohen me urgjencë në spital (DETAJE)

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen "Kongresi i Permetit”, të qytetit të Shkodrës, ku tre të rinj janë plagosur pas një përplasjeje mes tyre me armë të ftohta, si sende të forta dhe thikë.


Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës “Shejnaze Juka”, në një zonë të njohur dhe të frekuentuar nga qytetarët.


Të tre të rinjtë janë paraqitur në spital me plagë të shkaktuara nga sende të forta dhe thikë, dhe janë mbajtur nën kujdesin e mjekëve.


Sipas informacionit të mjekëve, ata janë jashtë rrezikut për jetën, megjithëse kanë marrë trajtim për plagët e pësuara.


Shkodër/Informacion paraprak


Rreth orës 11:10, në lagjen "Kongresi i Permetit”, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta në rrugë, duke përdorur mjete prerëse, shtetasi A. K. me shtetasit F. Th. dhe K. Th. (vëllezër).


Të tre këta shtetas janë dërguar në spital, për mjekim, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.


Në vijim do të jepet informacion më i plotë për rastin./ LAJMI FUNDIT

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page