top of page

E mohoi para gazetarëve, por deputetja Sara Mile merret e pandehur nga SPAK

3 hours ago
1 min read

E mohoi para SPAK, por deputetja Sara Mile mësohet se është marrë e pandehur për korrupsion në zgjedhje.


Deputetja e PS-së, Sara Mila, deklaroi pasi doli nga SPAK-u se sa herë të thirret nga ky organ, do të paraqitet, teksa shtoi se u paraqit si person që ka dijeni.


“Ky kalvar i gjatë i hedhjes së baltës së politikës së vjetër do të përfundojë.


Edhe në respekt të besimit të të gjithë qytetarëve të Elbasanit, do të jem këtu sa herë të jetë e nevojshme.


Faleminderit, se po më presin qytetarët në Elbasan për festën e Çlirimit”, tha ajo para SPAK.


Por deputetja e qarkut të Elbasanit, sipas Vox News, është marrë e pandehur me dyshimin për korrupsion në zgjedhje.


Raportohet se emri i saj ka dalë në përgjimet e bandave të Elbasanit.


Kujtojmë se nga një njeri anonim, që nuk e njihte njeri, Sara Mila u kthye në deputeten më të votuar në Shqipëri.


Në vetëm një rast, në periudhën nëntor-dhjetor 2024, pra kur fushata elektorale për zgjedhjet e përgjithshme ishte në hapat e para, në Njësinë Administrative Gjocaj ishin trefishuar familjet që përfitonin ndihmë ekonomike.


Sipas Prokurorisë së Elbasanit “nga 110 familje, gjatë kësaj periudhe, numri i përfituesve arriti në 320”.


SPAK ka hetuar se janë bërë favorizime dhe dhënie e ndihmës ekonomike për persona të caktuar, me qëllim që ata të votonin për Partinë Socialiste.

“KORÇA BOOM”


bottom of page