top of page

E pabesueshme por e vërtetë, ja sa marrin trajnerët e elitës botërore

  • 8 hours ago
  • 1 min read

Në krye të klasifikimit të trajnerëve më të paguar për Botërorin 2026 qëndron Carlo Ancelotti, i cili drejton Brazilin dhe pritet të synojë një triumf që Seleçao nuk e ka arritur prej 24 vitesh. Trajneri italian ka rinovuar së fundmi kontratën me Federatën Braziliane, me një pagë prej rreth 10 milionë eurosh në vit.


Në vendin e dytë renditet Thomas Tuchel, i cili gjithashtu ka rinovuar kontratën me Anglinë në muajt e fundit. Trajneri gjerman përfitonte rreth 6 milionë euro në vit para marrëveshjes së re, ndërsa shifrat e kontratës së re nuk janë bërë ende publike, por pritet të jenë më të larta.


Podiumin e plotëson trajneri i SHBA-së, Mauricio Pochettino, me një pagë bazë prej rreth 5 milionë euro neto në vit.


Lista vijon:

Julian Nagelsmann (Gjermani) me 4.9 milionë euro

Roberto Martinez (Portugali) me 4 milionë euro

Didier Deschamps (Francë) me 3.8 milionë euro

Marcelo Bielsa (Uruguaj) me 3.5 milionë euro

Ronald Koeman (Holandë) me 3 milionë euro

Jesse Marsch (Kanada) dhe Javier Aguirre (Meksikë) me nga 2.5 milionë euro

Gustavo Alfaro (Paraguaj) me 2.5 milionë euro


Ajo që bie në sy është mungesa e trajnerëve të Spanjës dhe Argjentinës, Luis de la Fuente dhe Lionel Scaloni, nga dhjetëshja e më të paguarve në botë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page