E papërshkrueshme me fjalë, duhet ta përjetosh! MIK Festival 2025,
- Korca Boom
- Jul 1
- 1 min read
MIK Festival nën drejtimin e artistes së madhe Inva Mula, rikthehet në Korçë për edicionin e tij të 8-të!
10–13 Korrik, qyteti i serenatave bëhet sërish skena e një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore të verës!
4 net magjike me Muzikë Internacionale, në mjediset më të bukura të Korçës – një festë e jashtëzakonshme për artin, kulturën dhe shpirtin qytetar.
Emra të njohur të skenës shqiptare dhe ndërkombëtare do të ndajnë talentin e tyre me publikun, duke e kthyer Korçën në një qendër të gjallë të artit ndërkombëtar.
Ji pjesë e këtij momenti të veçantë. MIK nuk është vetëm festival – është ndjenjë, është krenari, është Korça në kulmin e saj artistik!
“KORÇA BOOM”



















