E RRALLË / Dy legjenda në një foto. Aleko Toshi dhe Gjergji Ballço!
- Korca Boom
- Jul 10
- 1 min read
Fotoja që shikoni më poshtë është shkrepur më 1 tetor të vitit 2023, kohë kur Skënderbeu do të fitonte në stadiumin “Skënderbeu” ndeshjen ndaj Partizanit me rezultatin 1-0.
Kjo foto ekskluzive që shikoni më poshtë ka një domethënie të madhe, prandaj po e risjellim edhe njëherë.
Janë dy legjenda dhe dy “ikona” të futbollit korçar. Aleko Toshi dhe Gjergji Ballço, të cilët kanë përshëndetur dhe janë lumturuar për atë fitore.
Më i veçanti është Aleko Toshi, ish-futbollisti që e mbajnë mend të gjithë. Përpara ndeshjes është mësuar se Aleko Toshi ka deklaruar: “Erdha unë në stadium dhe fitoi Skënderbeu.”
Aleko Toshi kishte plot 30 vite, ose e thënë ndryshe 3 dekada që nuk vinte në stadiumin “Skënderbeu” dhe e shijoi atë ndeshje të 1 tetorit 2023 në tribunë dhe shumë i gëzuar e pranoi që ishte “këmbëmbari” i Skënderbeut.
Vërtet dy legjenda, dy “ikona” që sa shumë krenarë na kanë bërë. Aleko Toshi dhe Gjergji Ballço.
Shijoni këtë foto kaq të rrallë.
“KORÇA BOOM”



















