top of page

E RËNDË/ Apartamenti përfshihet nga flakët, humb jetën 64-vjeçarja

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Sover, Trentino, ku një 64-vjeçare humbi jetën pasi u asfiksua nga tymi pas një zjarri që shpërtheu brenda apartamentit të saj.


Mediat italiane shkruajnë se viktima është Tiziana Marchetti, e cila u gjet e pajetë në dyshemenë e kuzhinës nga zjarrfikësit që mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes.


Fqinjët kishin vënë re një re të dendur tymi që dilte nga banesa e gruas dhe njoftuan menjëherë shërbimet e emergjencës. Megjithë ndërhyrjen e shpejtë të zjarrfikësve vullnetarë, përpjekjet për ta ringjallur pensionisten rezultuan të pamundura.


Në vendngjarje shkuan karabinierët e degës Cavalese, të cilët punuan për të rindërtuar dinamikën e incidentit dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit. Autoritetet lokale ndërkohë u kanë bërë thirrje banorëve të ruajnë kujdesin në përdorimin e pajisjeve shtëpiake dhe sistemet e ngrohjes.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page