E RËNDË/ Përfshihet nga flakët makina e parkuar në Pogradec, zjarri i qëllimshëm
- Korca Boom
- Dec 28, 2025
- 1 min read
Ditën e sotme, në orët e para të mëngjesit, është përfshirë nga flakët një makinë në qytetin e Pogradecit.
Burime për bëjnë me dije se automjeti në fjalë është në pronësinë e shtetasit Artur Musollari.
Sipas policisë, makina ka qenë e parkuar ndërsa është evidentuar nga vet pronari i mjetit, i cili ka lajmëruar zjarrfikësen dhe forcat e policisë për këtë ngjarje.
I pyetur nga uniformat blu, Musollari është shprehur se nuk ka konflikte me persona të tjerë.
Ndersa jo zyrtarisht, burime nga policia e Pogradecit bëjnë me dije se zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm dhe janë marrë kamerat e sigurisë përreth për të parë dhe hetuar këtë çështje./ A2 CNN
“KORÇA BOOM”



















