E RËNDË/ Sulmohet nga peshkaqeni, 30-vjeçari në gjendje kritike
- 17 hours ago
- 1 min read
Një burrë rreth të tridhjetave ndodhet në gjendje kritike pasi u sulmua nga një peshkaqen në Australinë Perëndimore, raportuan shërbimet lokale të emergjencës.
Ngjarja ndodhi pak pas orës 10:00 sipas kohës lokale në bregdetin e ishullit Rottnest Island, pranë qytetit të Perth në Ausrtali.
Sipas autoriteteve, menjëherë pas alarmit në zonë u dërgua një helikopter shpëtimi, ndërsa në operacion morën pjesë edhe policia e ishullit dhe ekipet e ndihmës së shpejtë.
“Helikopteri i shpëtimit është atje, së bashku me policinë e ishullit dhe shërbimet e emergjencës”, deklaroi një zëdhënës i Ambulancës së Shën Gjonit për AFP. Deri më tani nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi gjendjen e të plagosurit apo rrethanat e sulmit./ BalkanWeb
“KORÇA BOOM”
















