E rëndë! Dyshohet se vr*u nënën 85-vjeçare dhe e paraqiti si vd*kje natyrale
- Jun 6
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë kriminale është zbardhur nga Policia e Kurbinit, ku një 57-vjeçare dyshohet se ka vrarë nënën e saj 85-vjeçare në fshatin Fushë Mamurras.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Enigma”, uniformat blu kanë vënë në pranga 57-vjeçaren, e cila dyshohet se ka kryer krimin me mjet prerës (thikë).
Sipas Policisë, ngjarja kishte ndodhur më 30 prill 2026 dhe fillimisht ishte paraqitur si vdekje natyrale, pa u raportuar pranë autoriteteve ligjzbatuese.
Hetimet nisën pasi Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë siguroi informacione në rrugë operative se vdekja e 85-vjeçares mund të mos kishte qenë natyrale. Pas veprimeve hetimore dhe ekspertimeve të kryera, u krijuan dyshime të forta se e moshuara ishte vrarë.
Në lidhje me rastin është proceduar penalisht edhe një mjeke, e cila dyshohet se ka plotësuar dokumentacionin duke e cilësuar vdekjen si natyrale dhe nuk ka njoftuar Policinë për rastin.
Policia dhe Prokuroria po vijojnë hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësitë e personave të përfshirë.
“KORÇA BOOM”
















