E rëndë/ Goditja me grusht ndaj një qytetari i kushton shtrenjtë efektivit të Policisë
Një punonjës i Forcës së Posaçme “Shqiponja” është pezulluar nga detyra pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje, ku shfaqet duke goditur me grusht një shtetas të shoqëruar gjatë tubimit të zhvilluar këtë të hënë në Rrugën e Durrësit në Tiranë.
Sipas Policisë së Shtetit, pas publikimit të pamjeve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, ka urdhëruar menjëherë pezullimin nga detyra të punonjësit të Policisë, inspektor J. H., pjesë e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj punonjësit, për përdorim të paligjshëm dhe të paarsyeshëm të forcës, si dhe për veprime që cenojnë rëndë figurën e punonjësit të Policisë dhe imazhin e institucionit.
Policia e Shtetit thekson se nuk do të tolerojë veprime në kundërshtim me ligjin dhe standardet profesionale dhe se do të vijojë të reagojë me vendosmëri ndaj çdo shkeljeje të konstatuar nga punonjësit e saj.
“KORÇA BOOM”
















