top of page

E rëndë: Gruaja gjendet e pajetë, shoqërohet një person

  • 2 days ago
  • 1 min read

Një grua është gjetur e pajetë ditën e sotme (17 prill) në hapësirën e brendshme të një pallati në qendër të Athinë, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të autoriteteve.


Sipas informacioneve paraprake, një burrë është shoqëruar nga një apartament me qira afatshkurtër në të njëjtën godinë, në rrugën Kolokotroni, dhe po merret në pyetje në kuadër të hetimeve.


Burime fillestare bëjnë me dije se gruaja dyshohet të kishte lënë një takim me personin e shoqëruar përmes një aplikacioni njohjesh.


Policia po heton rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet edhe ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.

“KORÇA BOOM”


bottom of page