E RËNDË NË ATHINË/ Dh*na në familje përfundon tragjikisht/ 74-vjeçari sulmon gruan dhe bie për v*ekje
- Korca Boom
- 3 days ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Athinë, ku një 74-vjeçar ka plagosur bashkëshorten e tij me thikë dhe më pas ka ndërruar jetë. Viktima u qëllua në qafë dhe u dërgua menjëherë në spital, ku po trajtohet në gjendje të rëndë.
Sipas mediave greke, incidenti ndodhi pas një konflikti të çastit mes dy bashkëshortëve. Pas sulmit, autori u ngjit në çatinë e një pallati dhe tentoi të kalonte në një ndërtesë fqinje me qëllim vetëvrasjeje, por ra aksidentalisht dhe vdiq.
Tek trupi i tij u gjet një shënim i mundshëm vetëvrasës, ku thuhej se nuk mund ta durohej më situata. Thika e përdorur në sulm u gjet gjithashtu pranë. Forcat e policisë dhe ambulanca mbërritën menjëherë në vendngjarje, por nuk arritën ta shpëtonin.
“KORÇA BOOM”



















