E RËNDË në Bregas të Maliqit/ Arrestohet djali 20-vjeçar, ushtron dhunë ndaj babait
- Korca Boom
- Oct 8, 2025
- 1 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin M. V., 20 vjeç, banues në fshatin Bregas, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babit të tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”



















