top of page

E RËNDË në Devoll/ Bashkëshorti 24-vjeçar mbante armë në shtëpi, denoncohet nga e shoqja 19-vjeçare

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 9, 2025
  • 1 min read

Një 24-vjeçar, Flori Hoxha në Devoll ka rënë në prangat e policisë për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.


Sipas policisë, i riu ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij ndërsa pas një kontrolli të ushtruar në banesën e tyre në fshatin Tren, u gjet edhe një armë gjahu, të cilën ai e mbante pa leje.


Ka qenë 19-vjeçarja që ka denoncuar në polici dhunën e bashkëshortit, duke ndërhyrë menjëherë dhe shmangur përshkallëzimin e dhunës.


Ndaj të riut rëndojnë veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.


Njoftimi i policisë:


Devoll/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandaloi një ngjarje kriminale në familje.


Dhunoi bashkëshorten në banesën e tyre në fshatin Tren, ku mbante pa leje një armë gjahu; kapet 24-vjeçari.


Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale arma e gjahut dhe një gjerdan me disa fishekë të saj.


Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të denoncimit nga një 19-vjeçare, se bashkëshorti e kishte dhunuar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll parandaluan përshkallëzimin e dhunës, duke bërë kapjen në flagrancë dhe arrestimin e autorit, shtetasit F. H., 24 vjeç, banues në fshatin Tren.


Në vijim të veprimeve policore, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale:


1 armë gjahu, e mbajtur pa leje;


një gjerdan me disa fishekë të kësaj arme.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

“KORÇA BOOM”


bottom of page