top of page

E rëndë në Greqi/ 50-vjeçari mbyt motrën me qese plastike, më pas telefonon policinë për ti rrëfyer ngjarjen

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Sep 20
  • 1 min read

Pas krimit të kryer ai ka telefonuar policinë për ti rrëfyer ngjarjen.


GREQI - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shetin grek, ku një 50-vjeçar ka mbytur me qese motrën e tij 59- vjeçare. Pas krimit të kryer ai ka telefonuar policinë për ti rrëfyer ngjarjen.


"Unë vrava motrën time", i tha 50-vjeçari policisë.


Protothema raporton se vrasja ndodhi rreth orës 3 pasdite, në një apartament në afërsi të Selanikut. Pas njoftimit oficerët e policisë mbërritën në vendin ku ndodhi krimi dhe gjetën trupin e pajetë të gruas 59-vjeçare dhe vunë në pranga edhe autorin. 


Siç raportohet vëllai i viktimës vuan nga probleme psikiatrike. Ndërkohë, ende nuk është sqaruar nëse autori jetonte në të njëjtën shtëpi me të motrën. Gjithashtu policia po heton shkaqet e plota të ngjarjes.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page