E rëndë në Maliq/ E moshuara gjendet e pajetë në banesë, dyshohet se kishte dy javë që kishte ndërruar jetë
- 2 hours ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Maliq, ku një e moshuar është gjetur e pajetë në banesën e saj, në bllokun nr. 2 të qytetit.
Sipas informacioneve paraprake, kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar policinë, pasi prej disa ditësh nuk e kishin parë të moshuarën dhe nuk merrnin asnjë përgjigje nga ajo. Të shqetësuar për mungesën e saj, ata kërkuan ndërhyrjen e autoriteteve.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë si dhe shërbimi zjarrfikës i bashkisë, të cilët kanë hapur derën e banesës. Brenda saj është gjetur trupi i pajetë i të moshuarës.
Dyshohet se ajo mund të ketë ndërruar jetë të paktën dy javë më parë, ndërsa pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje
"KORÇA BOOM"
















