E RËNDË në Pogradec/ Duke punuar tokën i shpërthen granata, përfundon në spital 49-vjeçari
- Korca Boom
- Oct 20, 2025
- 1 min read
Pogradec/Informacion paraprak
Sot, në fshatin Gështenjas, shtetasi G. Y., 49 vjeç, duke punuar me mjet bujqësor, në tokën e tij, është dëmtuar në trup, dyshohet nga shpërthimi i një granate të vjetër që ndodhej në tokë.
Shtetasi G. Y. po merr ndihmë mjekësore në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
“KORÇA BOOM”



















