top of page

E RËNDË/ Pacienti bie nga kati i tretë i Spitalit, ndërron jetë tek Trauma

19 minutes ago
1 min read

Një pacient ka humbur jetën sot pasi është hedhur nga kati i tretë i Spitalit të Traumës në Tiranë.


Sipas burimeve për News24, pacienti ishte shtruar në spital pas një tentative të mëparshme për vetëvrasje, si pasojë e së cilës kishte pësuar fraktura dhe po merrte trajtim mjekësor.


Gjatë qëndrimit në spital, pacienti ka rënë nga kati i tretë i godinës, duke humbur jetën.


Pas ngjarjes, policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe dinamikën e saj. Në kuadër të hetimeve, po merren në pyetje personeli mjekësor dhe familjarët e pacientit.


Pritet që hetimet të hedhin dritë mbi mënyrën se si ndodhi ngjarja dhe rrethanat e qëndrimit të pacientit në spital.

“KORÇA BOOM”


bottom of page