top of page

E tepron me pijen dhe më pas drejton ndeshjen, arbitri bën gafën e vitit!

50 minutes ago
1 min read

Champions League nuk zhvillohet vetëm në Europë, por edhe në Azi. Megjithatë, pavarësisht emrit të përbashkët, diferencat mes dy kompeticioneve nuk janë vetëm në nivelin teknik dhe taktik, por edhe në episode që vështirë se mund të imagjinohen në futbollin europian.


Një situatë e pazakontë është regjistruar në ndeshjen mes Al Jazira të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Gol Gohar të Iranit, ku protagonist nuk u bë ndonjë futbollist, por arbitri i takimit, Hanna Hattab.


Sipas raportimeve, gjyqtari dyshohet se kishte konsumuar alkool përpara se të zbriste në fushën e lojës, ndërsa vendimet e tij gjatë ndeshjes ngritën pikëpyetje dhe shkaktuan habi.

Momenti më i çuditshëm u regjistrua në minutën e 32-të. Pas një ndërhyrjeje të parregullt në mesfushë, arbitri akordoi karton të verdhë për portierin e Al Jazira, megjithëse ky i fundit nuk kishte asnjë përfshirje në aksionin që shkaktoi ndërprerjen e lojës.


Vendimi i pakuptueshëm u bë episodi që tërhoqi më shumë vëmendje nga kjo sfidë, duke e kthyer arbitrin në protagonistin e padëshiruar të takimit.

Një episod që rikthen në vëmendje rëndësinë e gjykimit në futboll, ku një vendim i gabuar mund të kthehet në temën kryesore të diskutimit, duke lënë në hije edhe vetë ndeshjen.

“KORÇA BOOM”


bottom of page