top of page

E trishtë/ Trupa të pajetë zbulohet në dy raste të ndara

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 19 hours ago
  • 1 min read

Sipas policisë, në fshatin Kalush u gjet në sipërfaqen e tokës, në pronësi të tij, trupi i pajetë i shtetasit H. B., 82 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.


Ndërkohë, në lagjen nr. 13 të Durrësit, u gjet në banesën e tij trupi i pajetë i shtetasit B. M., 62 vjeç. Edhe në këtë rast, nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.


Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page