top of page

Marrëdhënie s*ksuale me person të pazotë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 14 hours ago
  • 1 min read

Prokuroria Fier ka çuar në gjyq një shtetas, i identifikuar me iniciale M.Ç, i cili akuzohet për abuzim seksual me një shtetase të sëmurë, K.Ç, në banesën e saj dhe kundër dëshirës së saj. E lënduara është dy muajshe shtatzënë dhe ka probleme të shëndetit mendor. Analiza gjenetike tregoi se profili i M.Ç ka lidhje gjentike babë-bijë me fetusin e abortuar nga e dëmtuara.


Sipas njoftimit të Prokurorisë, hetimet nisën pas ankimit të K.Ç, e cila gjatë një vizite mjekësore u informua se ishte shtatzënë. Sipas aktit të ekspertimit psikiatriko-ligjor, e dëmtuara rezultonte me zhvillim intelektual të ulët dhe me moshë mendore të një fëmije rreth 6 vjeç.


Analiza e ADN-së, e kryer mbi mostrën e fetusit të abortuar dhe atë të të dyshuarit, tregoi lidhje gjenetike babë-fëmijë mes tyre. Pas këtij rezultati, e dëmtuara u pyet sërish dhe deklaroi se M.Ç kishte përfituar nga gjendja e saj mendore dhe familjare.


Prokuroria thekson se shtetasi M.Ç kryente marrëdhënie seksuale me një person të pazotë, duke përfituar nga gjendja mendore e tij. Hetimet përfunduan dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier e dërgoi në gjyq për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, të parashikuar nga neni 103/1 i Kodit Penal.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page