Aksident/ Autobusi nxjerr nga rruga “Audi-n”, makina përfundon në kanal
- Korca Boom
- 2 days ago
- 1 min read
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier- Levan në vendin e quajtur “Kthesa e Azotikut.
Paraprakisht mësohet se një autobus që udhëtonte në drejtim të Vlorës është përplasur me një automjet tip “ Audi” i cili ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës, por fatmirësisht pa të lënduar.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti dhe disiplinimin e trafikut./ Oranews
“KORÇA BOOM”



















