top of page

Edi Rama ka vendosur të mbledhë në datën 11 shtator Asamblenë e PS!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 27, 2025
  • 1 min read

Edi Rama ka vendosur të mbledhë në datën 11 shtator Asamblenë e PS. Në këtë takim pritet të paraqiten dhe emrat e rinj të kabinetit qeveritar dhe riorganizimi i ekzekutivit. Burime për VNA bëjnë me dije se në mbledhjen e parashikuar në dt. 11 shtator do të hidhen dhe piketat për atë që Kryeministri e ka konsideruar qeverisja për 2030.


Në fakt, sa më lart nuk është ndonjë lajm i papritur. E reja qëndron se, ndryshe nga herët e tjera, Edi Rama ka vendosur ta zgjasë agoninën e emrave që do bëhen ministra dhe të atyre që do i lërë pa post edhe ca ditë të tjera.


Zakonisht Asambleja e PS për qeverinë e re është zhvilluar gjithmonë në të dielën e fundit të gushtit. Por këtë herë, avujt e pushtetit pa hesap e kanë bërë më “interesante” lojën e ankthit që Edi Rama e luan kaq bukur me vartësit e tij.


Deri në datë 11, makina propagandistike e mazhorancës do të hedhë në treg emra të mundshëm për ministra, ndonëse përveç Edi Ramës askush nuk e di se cilët do të jenë ata.


Demokraci e brendshme dhe meritokraci, jo shaka./ Vna.al

“KORÇA BOOM”


bottom of page