EKSKLUZIVE/ Ja 3 blerjet e deritanishme të Skënderbeut!
- Jul 12, 2025
- 1 min read
Ditën e djeshme ka qenë portali ynë “Korça Boom” që ka zbuluar edhe afrimin e tretë veror të Skënderbeut në këtë merkato në prag të sezonit të ri 2025-2026. Janë tashmë tre zyrtarizime te bardhekuqtë dhe të tre futbollistët vijnë nga jashtë vendit.
Victor Gabirel Moura de Oliveira është braziliani që ka firmosur së fundmi për 3 vite me Skënderbeun dhe luan mesfushor. Sipas të dhënave duket se është një lojtar me shumë cilësi, por tashmë mbetet ta shohim kur të mbërrijë në qytetin juglindor.
Ndërkohë që braziliani u zyrtarizua ditën e djeshme, te Skënderbeu i pari që ka mbërritur ka qenë Baba Musa, lojtari nga Gana që është nën urdhërat e Gjokës prej ditësh.
Pritet që nga dita në ditë të mbërrijë edhe Salim Abubakar dhe të tre këta futbollistë janë tashmë pjesë e Skënderbeu si lojtarët më të rinj bardhekuq.
Më poshtë sjellim dhe tre lojtarët e rinj të kësaj merkatoje verore, ndërkohë që priten të zyrtarizohen edhe të tjera blerje, teksa të gjithë do të jenë lojtarë të huaj.
Niger
Salim Abubakar (Mesfushor i majtë) 22-vjeç
25 mijë euro sipas transfermarkt
Brazil
Victor Gabriel Moura de Oliveira (Mesfushor) 25-vjeç
300 mijë euro sipas transfermarkt
Gana
Baba Hamadu Musa (Mesfushor) 23-vjeç
150 mijë euro sipas transfermarkt
“KORÇA BOOM”
















