top of page

EKSKLUZIVE/ “Korça Boom” zbulon sa lojtarë do të mbeten nga Skënderbeu i vjetshëm këtë vit në superligë!

  • Jun 1
  • 1 min read

Ditën e djeshme portali ynë bëri publik lajmin e largimeve dhe afrimeve që do të ketë te Skënderbeu shumë shpejt, madje brenda këtyre ditëve. Ajo që mësohet në këto momente është se burime pranë klubit bëjnë të ditur edhe shifrën e saktë të lojtarëve sa do të mbeten nga Skënderbeu i vjetshëm.


Nga 25 lojtarë që kishte skuadra në përbërje për sezonin e ri do të mbeten vetëm 8 lojtarë. Pra, largimet do të jenë të shumta dhe nga Skënderbeu i vjetshëm do të mbeten vetëm 30% e grupit.


Tashmë mbeten të mësohen emrat e atyre që do të mbeten, ku padyshim Marko Alia dhe disa të tjerë do të vijojnë te jenë pjesë e Skënderbeut të ri.


Me këtë lajm që vetëm 8 lojtarë do të mbeten do të thotë se Skënderbeu i Julian Ahmataj do të afrojë plot 17 lojtarë dhe nuk janë pak.


Këto janë të rejat më të fundit që vijnë për Skënderbeun e ri dhe sigurisht nga dita në ditë do të presim edhe risitë në emrat e rinj që do të afrohen te Skënderbeu por sigurisht kureshtje të madhe ka edhe për 8 emrat e lojtarëve që do të mbeten se cilët do të jenë, emra që do të bëhen publike vetëm nga klubi.

“KORÇA BOOM”


bottom of page