EKSKLUZIVE/ Shikoni kush rikthehet te Skënderbeu në kategorinë e parë!
- May 21, 2025
- 1 min read
Lajmi më i fundit që zbulohet nga portali “Korça Boom” është ai se në radhët e Skënderbeut midis lojtarëve që janë huazuar dhe do të kthehen, drejtuesit presin në verë edhe rikthimin në skuadër të sulmuesit nga Nigeria, Tayo.
Të gjithë e mbajnë mend sulmuesin nigerian, Tayo Abiodoun Razack, i cili erdhi te Skënderbeu më 3 shtator të vitit të kaluar dhe qëndroi te bardhekuqtë deri më 3 shkurt të këtij viti. Kjo pasi u huazua te Besa e Kavajës për të luajtur deri në fundin e sezonit.
Tashmë që Skënderbeu ka zbritur në kategorinë e parë, Tayo do të rikthehet për të riveshur edhe njëherë fanelën e Skënderbeut, pasi ekipi ka nevojë për lojtarë dhe për një kontigjent të madh futbollistësh.
Tayo me Besën u aktivizua pak vetëm 294 minuta dhe kujtojmë që mosha e tij është 20-vjeçare.
Në momentin që do të fillojë faza përgatitore verore, me Skënderbeun do të bashkohet edhe Tayo dhe tashmë po zbulohen edhe lojtarët që ishin huazuar dhe do të rikthehen te Skënderbeu.
“KORÇA BOOM”
















