top of page

EKSKLUZIVE/ Zbulohet afrimi i parë te Skënderbeu. Vjen futbollisti i U-21 të Shqipërisë

  • Jun 6
  • 1 min read

Ndërkohë që ditën e djeshme kemi sjellë katër largime nga Skënderbeut, po sjellim në këto momente afrimin e parë te Skënderbeu dhe që në fakt nuk duket se është risi. Kevi Mejdani qendërmbrojtësi i talentuar korçar ka lënë përfundimisht Kukësin dhe tashmë do të jetë pjesë e Skënderbeut të superligës.


Lojtari që u huazua te Kukësi sezonin e kaluar dhe luajti 31 ndeshje, do të vihet nën urdhërat e trajnerit Julian Ahmataj për sezonin e ri dhe shikohet si një talent i së ardhmes. I rritur te Akademia e klubit bardhekuq, Mejdani është thërritur së fundi edhe nga kombëtarja U-21 dhe ka një të ardhme vërtet të mirë.


Në këtë mënyrë afrimi i parë mund të quhet ky i Kevi Mejdanit dhe tashmë presim edhe 8 futbollistët që do të qëndrojnë nga sezoni i kaluar, teksa në ditët në vazhdim do të kemi zyrtarizime të reja në radhët e bardhekuqve.


Ka ditë që trajneri Ahmataj ka piketuar emrat e lojtarëve që do të vijnë te Skënderbeu dhe lista mbahet e fshehntë, por deri më 22 qershor që do të jetë dita e startit të përgatitjeve të reja verore do të kemi emra të rinj që do të zbulohen si afrime te Skënderbeu.

“KORÇA BOOM”


bottom of page