top of page

EKSKLUZIVE: Mbërrin sulmuesi nga Guinea, shikojeni cili ka ardhur te Skënderbeu...!

  • Aug 12, 2023
  • 1 min read

Është “Korça Boom” që orë pas ore zbulon afrimet më të fundit te Skënderbeut. Portali ynë e zbulon edhe në këto momente afrimin më të fundit te Skënderbeu.

Bëhet fjalë për Muhamed Diabi, futbollistin nga Guinea që jo vetëm ka pranuar të vijë te Skënderbeu, por në këto momente ka dalë në stërvitje me bardhekuqtë.

Është 21-vjeç dhe Muhamed shikohet si një talent, prandaj drejtuesit kanë pranuar që ta bindin të vijë te Skënderbeu.

Te fotoja që shikoni më poshtë, është pikërisht Muhamed Diabi, i veshur me fanelën e Skënderbeut, i cili tani është nën urdhrat e stafit teknik. Sulmuesi në fjalë sezonin e fundit ka luajtur në Luksemburg.

Në 13 ndeshje (701 minuta gjithsej) që është aktivizuar ka shënuar 2 gola, por shikohet si një talent dhe korçarët e kanë sjellë menjëherë për të qenë më krah të Fleçer.

Futbollisti nga Guinea tashmë është nën urdhërat e trajnerit Ivan Gvozdenoviç dhe sa vlen kjo do të shikohet në ditët në vazhdim.



bottom of page