top of page

Korçari Bledi Kadiu kryepankina e javës/ Kapiteni i Pogradecit, Vangjel Zguro në 11-shen më të mirë!

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Java e 27-të e kampionatit të Kategorisë së Parë dhuroi sfida të forta dhe mjaft të bukura në fushë, ku nuk munguan golat dhe spektakli në çdo takim.


Pas përfundimit të kësaj jave, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur 11-shen më të spikatur, me pankinën që i besohet teknikut të Kukësit, Bledi Kadiu, pas fitores së rëndësishme të verilindorëve ndaj Lushnjes.


Sipas skemës 1-4-3-3, në portë është përzgjedhur gardiani i Korabit, Leon Kozi, i cili mbajti të paprekur rrjetën në përballjen ndaj Skënderbeut.


Reparti i mbrojtjes përbëhet nga katërshja: Vangjel Zguro dhe Samake (Pogradeci), Ersildjo Asllanaj (Apolonia) dhe Wilson (Kukësi).


Në mesfushë janë përzgjedhur Stiven Bibo (Laçi), Ikeocha (Luftëtari) dhe Oresti Kasmollari (Kastrioti).


Ndërsa në repartin ofensiv rreshtohen Kristi Bespallov (Kukësi), Ledjo Tresa (Laçi) dhe Dejvid Kapllani (Kastrioti).

“KORÇA BOOM”


bottom of page