EKSKLUZIVE/ Shikoni kush ka munguar sot në seancën e parë të Skënderbeut!
- Korca Boom
- 22 hours ago
- 1 min read
Updated: 11 hours ago
Skënderbeu ka nisur stërvitjet për sezonin e ri me një grup prej 30 lojtarësh, megjithatë disa futbollistë të rëndësishëm, përfshirë Marko Ramos, Juri Merlim, Bismark, Estrela, Randi, janë ende të munguar. Ata pritet të bashkohen me ekipin javën e ardhshme, pas sigurimit të biletave të avionit për udhëtimin drejt Korçës.
Ndërkohë, klubi ka nisur bisedime me disa lojtarë për të përforcuar skuadrën në të tre repartet: mbrojtje, mesfushë dhe sulm. Pritet që këto përforcime të bëhen në javët në vijim, me synimin për të rritur konkurrencën dhe për të përballuar sfidat e sezonit të ri.
Skënderbeu është në kërkim të ekuilibrit të duhur për të forcuar mbrojtjen, për të rritur dinamikën në mesfushë dhe për të siguruar një sulm më të fuqishëm. Ky proces i përforcimeve është shumë i rëndësishëm për klubin, i cili dëshiron të shfaqë një skuadër konkurruese dhe të fortë për sezonin që vjen.
Për momentin, lojtarët që mungojnë do të bashkohen me ekipin javën e ardhshme, ndërsa bisedimet për përforcime të mundshme pritet të përfundojnë pas dy javësh.
“KORÇA BOOM”