top of page

EKSKLUZIVE/ Skënderbeu bën goditjen e tretë në merkato. Ja kush ka firmosur për 3 sezone

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 11
  • 1 min read

Është si gjithmonë portali ynë “Korça Boom” ai që zbulon i pari lajmet më të fundit rreth Skënderbeut dhe në këto momente sjellim emrin më të ri që mund të quhet pjesë e bardhekuqve, ndërkohë që pas disa ditësh do të udhëtojë drejt qytetit juglindor.


Bëhet fjalë për brazilianin, Victor Gabriel Moura de Oliverira, ose ndryshe Vitinho. 25-vjeçari vjen nga Brazili teksa së fundi ka qenë pjesë e Pouso Alegre.


Në fakt, sipas transfermarkt Vitinho ka qenë me një vlerë të lartë në treg përpara se të kthehej në Brazil, pasi për 3 sezone ka qenë pjesë e Auroca në Portugali.


Më pas në muajin mars të këtij viti është kthyer në Brazil dhe tashmë është rikthyer sërish në Europë, por me Skënderbeun.


Vitinho është mesfushor qendre dhe është 1.75 cm. Kontrata që ka firmosur me Skënderbeun është 3-vjeçare dhe tashmë mbetet për t'u zbuluar vetëm fakti se kur do të udhëtojë për të qenë më pas nën urdhërat e trajnerit Ernest Gjoka.


Një tjetër përforcim me shumë vlera dhe është i treti në këtë merkato vere për Skënderbeun, ndërkohë që priten të tjera në ditët në vazhdim. Skënderbeu duket se nuk ndalet dhe e ka ndarë mendjen të ndërtojë një skuadër të denjë për t'u kthyer menjëherë në superligë.


Sigurisht që është portali ynë që ka zbuluar në këto momente emrin më të ri të lojtarit që vjen te Skënderbeu, ndërkohë që i urojmë suksese me fanelën e Skënderbeut brazilianit, Victor Gabriel Moura de Oliverira.


“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page