top of page

EMRAT/ Rreh për vdekje 58-vjeçarin grek, në pranga 28-vjeçari nga DEVOLLI, arrestohet dhe babai

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Një 58-vjecar grek ka humbur jetën nga dhuna fizike e ushtruar nga një 29-vjeçar shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në Neo Kosmo të Athinës, kur 58-vjeçari teksa drejtonte mjetin, është aksidentuar dhe ka humbur jetën.


Fillimisht u mendua se shkak i vdekjes ishte aksidenti automobilistik, por ekspertiza mjeko-ligjore zbuloi shenja dhune tek 58-vjecari grek.


Policia përmes kamerave të sigurisë zbuloi se ai fillimisht kishte debatuar verbalisht me drejtuesin e një motorri, i cili më pas e ka ndjekur dhe ka arritur ta kapë duke e dhunuar fizikisht.


Nga kamerat e sigurisë është identifikuar autori, shtetasi shqiptar Igli Shano, 29 vjec, nga Bilishti. Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin, ndërkohë që në pranga ka rënë edhe babai i tij, Mondi Shano, i cili akuzohet për tentativën e fshehjes së motorrit të djalit./ LAJMI FUNDIT

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page