EMRI/ Morën çelësat e makinës pa leje dhe u aksidentuan, 16-vjeçari shqiptar humb jetën në Greqi
- 19 hours ago
- 1 min read
Një aksident automobilistik në rrugën “Dhimokratias”, në zonën Luca të periferisë së Athinë, la të vdekur një adoleshent shqiptar dhe dy të tjerë të plagosur rëndë. Viktima është 16-vjeçari Eljon Metaj.
Sipas informacioneve paraprake, njëri prej adoleshentëve kishte marrë çelësat e automjetit të nënës së tij dhe u nis për një xhiro së bashku me dy shokët. Në rrethana ende të paqarta, automjeti doli nga rruga dhe u përplas me një pemë. Si pasojë, Eljon Metaj humbi jetën në vend, ndërsa drejtuesi dhe një tjetër i mitur u transportuan me urgjencë në spital. Burimet thonë se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia greke ka ndaluar drejtuesin e automjetit dhe prindërit e tij, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në morg. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë nga policia rrugore e Drejtorisë së Policisë së Athinës.
Ngjarja ngre shqetësime mbi sigurinë e adoleshentëve dhe përdorimin e automjeteve, duke theksuar nevojën për mbikëqyrje dhe edukim më të madh për të miturit.
Një dëshmitar nga zona rrëfeu: “Ambulancat erdhën menjëherë. Njëri nga fëmijët doli nga makina. Dëgjuam një zhurmë të fortë, por nuk e kuptuam çfarë kishte ndodhur.”/ Euronews
“KORÇA BOOM”



















