top of page

(EMRI) U godit nga rrufeja në mal, ndërron jetë 68-vjeçari

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje është regjistruar në zonën e Përmetit, ku një 68-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është goditur nga rrufeja gjatë qëndrimit në një zonë malore.


Sipas informacioneve, viktima është Syrja Karati, i cili ndodhej në malin Trebeshin, në vendin e quajtur Zaçe Be, në momentin kur ndodhi incidenti.


Autoritetet lokale po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë është gjetur në zonën ku ka ndodhur tragjedia./ Lajmi i fundit

"KORÇA BOOM"


bottom of page