top of page

Era e fortë rrëzon pishën gjatë natës, përplaset automjeti nga bllokimi i rrugës

  • 15 hours ago
  • 1 min read

Era e fortë që ka përfshirë qytetin e Vlorës mbrëmjen e djeshme dhe gjatë orëve të natës ka shkaktuar dëme. 


Rreth orës 04:00 te mëngjesit, në zonën e Pyllit të Sodës, një pishë e madhe është rrëzuar si pasojë e erërave të fuqishme, duke bllokuar plotësisht aksin rrugor që të çon drejt fshatit Zvernec.


Si pasojë e rrëzimit të pemës, një automjet që po qarkullonte në atë segment rrugor është përplasur me pishën e rënë në rrugë.


Nga aksidenti janë regjistruar vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.


Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e zjarrfikëses së Vlorës, të cilat kanë bërë prerjen dhe largimin e pishës nga rruga, duke bërë të mundur normalizimin e qarkullimit në këtë aks./ LAJMI FUNDIT

“KORÇA BOOM”


bottom of page