VOLEJ FEMRA/ Irsa Metanj rivishet bardhekuqe
- 56 minutes ago
- 1 min read
IRSA METANJ VAZHDON ME SKËNDERBEUN
Klubi Sportiv Shumësportësh Skënderbeu njofton se Irsa Metanj do të vijojë të jetë pjesë e ekipit të volejbollit për femra edhe për sezonin 2026–2027.
17-vjeçarja aktivizohet në pozicionin Outside Hitter dhe është pjesë e Kombëtares U-20 dhe asaj Senior të Shqipërisë.
Aktualisht, Irsa po stërvitet në Itali me Megabox Vallefoglia, ekip i Serisë A, ku do të qëndrojë për rreth një muaj, me mbështetjen e Federatës Shqiptare të Volejbollit dhe kapitenes së Kombëtares, Era Bici.
Irsa po bën një eksperiencë shumë të rëndësishme për karrierën e saj.
Forca Skënderbe 🇦🇱
Suksese, Irsa!
"KORÇA BOOM"
















