top of page

Abissnet Superiore/ Mbyllet java e parë. Egnatia mund Tiranën, Vora fiton ndaj Dinamo City. Skënderbeu 1 pikë me vlerë

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Ka përfunduar java e parë e edicionit të ri të “Abissnet Superiore”, me të gjitha ndeshjet e programuara të zhvilluara në tre ditë.


Java nisi të premten me barazimin 2-2 mes Vllaznisë dhe Skënderbeut, ndërsa të shtunën u luajtën Partizani–Teuta, që përfundoi 0-0, dhe Laçi–AF Elbasani, me rezultatin 1-1.


Dy ndeshjet e fundit të javës u zhvilluan mbrëmjen e sotme paralelisht në orën 21:00. Vora fitoi 1-0 ndaj Dinamo City, ndërsa në “Arena Egnatia”, Egnatia mposhti 3-0 Tiranën.


Pikërisht në “Arena Egnatia”, para nisjes së sfidës Egnatia–Tirana, u zhvillua edhe ceremonia zyrtare e hapjes së sezonit të ri të “Abissnet Superiore”. Ceremonia u organizua në këtë ndeshje për shkak të angazhimeve të Egnatias në kompeticionet europiane.


Kështu, sezoni i ri i elitës së futbollit shqiptar u shoqërua me ceremoninë e hapjes në shtëpinë e kampionëve në fuqi, ndërsa Egnatia e nisi mbrojtjen e titullit me një fitore bindëse ndaj Tiranës.

“KORÇA BOOM”


bottom of page