Bardhekuq për sezonin e ri, Skënderbeu afron Mario Lugajn
- 4 hours ago
- 1 min read
Klubi Sportiv Shumësportësh Skënderbeu ka zyrtarizuar marrëveshjen me volejbollistin Mario Lugaj, i cili do të jetë pjesë e ekipit të volejbollit për meshkuj për sezonin sportiv 2026–2027.
Lugaj aktivizohet në pozicionin Outside Hitter dhe vjen te Skënderbeu me ambicie dhe dëshirën për të dhënë kontributin e tij në objektivat e skuadrës për sezonin e ri.
Me cilësitë dhe potencialin e tij, volejbollisti pritet të jetë një vlerë e shtuar për ekipin bardhë e kuq dhe një element i rëndësishëm në projektin e Skënderbeut.
Klubi korçar vijon të ndërtojë skuadrën për sezonin e ri, me synimin për të qenë protagonist dhe për të arritur objektivat e vendosura.
Mirë se erdhe, Mario!
“KORÇA BOOM”
















