Erion Veliaj kërkon të marrë pjesë në mbledhje, Këshilli: Dërgo mendimet me shkrim nëse s’mundesh
- Korca Boom
- Sep 22, 2025
- 1 min read
Këshilli Bashkiak i Tiranës i është përgjigjur zyrtarisht kërkesës së kryetarit të pezulluar të Bashkisë, Erion Veliaj, lidhur me dëshirën e tij për të qenë i pranishëm në mbledhjen ku do të shqyrtohet shkarkimi i tij nga detyra.
Në përgjigjen e dërguar ditën e sotme, Këshilli Bashkiak shprehet se, nëse Veliaj nuk do të ketë mundësi të marrë pjesë fizikisht në mbledhje, ai mund të dërgojë mendimet dhe komentet e tij me shkrim. Këto vërejtje do të administrohen nga Këshilli dhe do të bëhen me dije gjatë mbledhjes.
Kjo mbledhje e Këshillit Bashkiak pritet të jetë vendimtare për fatin e Veliajt në krye të bashkisë, pas arrestimit të tij në kuadër të hetimeve për çështjen e inceneratorëve. Përmes kësaj përgjigjeje, Këshilli thekson se është i hapur për të marrë parasysh opinionet e Veliajt, qoftë edhe në formë të shkruar, në rast të pamundësisë së tij për të qenë i pranishëm fizikisht.
Kjo situatë vjen në një moment delikat për administrimin e Bashkisë së Tiranës, teksa procesi për shkarkimin e kryebashkiakut të arrestuar po ndjek hapat ligjorë sipas rregullores në fuqi.
“KORÇA BOOM”



















