top of page

“Faleminderit për mbështetjen”, familja e Shpat Kasapit mesazh prekës: Buzëqeshja e tij do jetë gjithmonë dritë për ne

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 4 days ago
  • 2 min read

Pas ndarjes nga jeta të këngëtarit të dashur Shpat Kasapi, familja e tij ka ndarë një mesazh prekës në Instagram, duke falënderuar të gjithë ata që i qëndruan pranë në këto ditë të vështira.


“Ju falënderojmë nga zemra secilin prej jush për mbështetjen, ngushëllimet dhe respektin që na keni dhënë,” shkruan familja Kasapi.


Ata theksuan se largimi i Shpatit është një humbje e madhe, jo vetëm për familjen, por edhe për gjithë komunitetin artistik dhe për adhuruesit e muzikës së tij.


Familja shprehet se buzëqeshja dhe energjia e Shpatit do të mbeten gjithmonë dritë për ta dhe falënderojnë publikisht për praninë, lutjet dhe fjalët e ngrohta që iu janë dhënë.


Të dashur familjar, miq, kolegë, dhe të gjithë ju, publik e dashamirë të muzikës së Shpat Kasapit, Në emër të familjes sonë, ju falënderojmë nga zemra secilin prej jush për mbështetjen, ngushëllimet dhe respektin që na keni dhënë në këto ditë të rënda. Falë jush, kujtimi i Shpatit u nderua ashtu siç e meritonte, me dashuri dhe me mirënjohje.


Ikja e tij në amshim është një humbje e madhe, jo vetëm për ne si familje, por për gjithë komunitetin artistik shqipfolës dhe për të gjithë ata që e deshën artin dhe muzikën e tij. Jeta është e tillë jetojmë sot, por nesër mund të ikim dhe pikërisht për këtë arsye, kujtimet e bukura mbeten pasuri e përjetshme.


Buzëqeshja dhe energjia e Shpatit do të mbeten gjithmonë dritë për ne. Ju falënderojmë pafund për praninë tuaj, për fjalët e ngrohta, për lutjet dhe për respektin që i kushtuat.


Me mirënjohje të thellë, Familja Kasapi


Shpat Kasapi ndërroi jetë në Itali në moshën 40-vjeçare më 26 nëntor pas një arresti kardiak.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page