Favoritë, surpriza dhe presion maksimal, çfarë na pret sonte në Kupën e Botës
- Jun 14
- 1 min read
Vëmendja është te ndeshjet e grupeve E dhe F, ku pritet të zbresin në fushë disa nga favoritët e turneut. Sipas kalendarit zyrtar, programi i mbrëmjes përfshin katër sfida interesante:
Grupi E
Gjermani – Curaçao
Bregu i Fildishtë – Ekuador
Grupi F
Holandë – Japoni
Suedi – Tunizi
Gjermania dhe Holanda konsiderohen favoritët kryesorë në grupet respektive dhe do të synojnë ta nisin aventurën e tyre me fitore. Nga ana tjetër, Japonia, Suedia, Ekuadori dhe Bregu i Fildishtë synojnë të surprizojnë dhe të hedhin një hap të rëndësishëm drejt fazës me eliminim direkt.
Mbrëmja pritet të ofrojë spektakël, emocione dhe duele të forta, teksa grupet E dhe F hapin siparin e tyre në Botërorin 2026.
“KORÇA BOOM”
















