Festa e Birrës le pa gjumë jo vetëm korçarët…!?
- Aug 17, 2023
- 1 min read
Korça ka qënë dje në qendër të vëmendjes. Festa e filluar e birrës ka bërë që të gjithë të shijojnë një gotë dhe të dëgjojnë muzikë. Kjo ka ndodhur nga të gjithë korçarët por jo vetëm. Me qindra dhe mijëra të ardhur nga rrethe të tjera kanë shijuar një natë magjike që tashmë është kthyer në një traditë prej 17 vjetësh.
















