Festa e Dardhës të mërkurë, nisja falas drejt fshatit turistik…!
- Aug 14, 2023
- 1 min read
Bashkia e qytetit të Korçës sapo ka dhënë njoftimin se të mërkurë në datën 16 gusht do të zhvillohet Festa e Dardhës dhe shpresohet që qyteti turistik të jetë plot e përplot këtë ditë.
Ja njoftimi i plotë i kryetarit të Bashkisë:
Festojmë së bashku në Dardhë!
Tashmë e kthyer në një traditë, Festa e Dardhës synon të promovojë natyrën e mrekullueshme, vlerat kulturore dhe historike te zonës.
Produkte vendase, muzikë dhe aktivitete të tjera do të jenë pjesë e Fetsës së Dardhës.
-16 GUSHT, ora 10:00
-Transpoti FALAS
-Nisja tek Gjimnazi “Themistokli Gërmenji”, ora 08:30
















