Festa kthehet në alarm shëndetësor, të rinjtë mbushin Urgjencën
- Korca Boom
- Jan 1
- 1 min read
Festimet për ndërrimin e viteve janë shoqëruar me një fluks të shtuar paraqitjesh në Urgjencën e Spitalit Rajonal Fier. Sipas burimeve spitalore, gjatë orëve të para të Vitit të Ri, rreth 25 të rinj janë paraqitur për ndihmë mjekësore në gjendje të dehur, duke shfaqur simptoma të intoksikacionit nga alkooli.
Mësohet se shumica e tyre i përkasin grupmoshës 20–30 vjeç. Të rinjtë kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe, pas stabilizimit të gjendjes shëndetësore, janë larguar nga spitali, pa pasur nevojë për shtrime apo trajtime të zgjatura.
Burime nga spitali bëjnë me dije se situata ka qenë e menaxhueshme, por rasti shërben si një tjetër sinjal për pasojat që konsumi i tepruar i alkoolit mund të sjellë gjatë festave. Mjekët apelojnë për më shumë kujdes dhe përgjegjësi, veçanërisht tek të rinjtë, për të shmangur rreziqe të panevojshme për shëndetin.
"KORCA BOOM"



















