top of page

Fitorja që tronditi Formula 1, Hamilton shkruan historinë me Ferrarin

  • Jun 14
  • 1 min read

Lewis Hamilton ka regjistruar fitoren e parë me Ferrarin, duke triumfuar në Çmimin e Madh të Barcelonës, në një garë të mbushur me emocione dhe dramë deri në xhirot e fundit.


Piloti britanik e mbylli garën në vendin e parë, i ndjekur nga George Russell dhe Lando Norris, të cilët plotësuan podiumin në një fundjavë të fortë për Mercedes dhe McLaren.


Fundi i garës ishte dramatik, pasi Kimi Antonelli, i cili mbante kryesimin në renditjen e përgjithshme të kampionatit botëror, u detyrua të tërhiqej vetëm katër xhiro para përfundimit, duke humbur mundësinë për të marrë pikë të rëndësishme.


Për Hamilton, kjo ishte fitorja e parë që prej vitit 2024, kur kishte triumfuar në Çmimin e Madh të Belgjikës si pilot i Mercedesit. Me këtë sukses, ai hyn në histori si piloti i parë që fiton gara zyrtare me McLaren, Mercedes dhe Ferrari.


Rezultati në Barcelonë pritet të ketë ndikim të rëndësishëm në renditjen e kampionatit, sidomos pas tërheqjes së liderit aktual.

“KORÇA BOOM”


bottom of page