top of page

Flori Binaj në prag të zgjedhjeve: "Ne do të marrim pjesë me vullnet për ndryshim"

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 9, 2025
  • 1 min read

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj ka reaguar në lidhje me zgjedhjet e pritshme të pjesshme në Tiranë, duke lënë të kuptohet pjesëmarrjen e tij dhe të grupit që përfaqëson në këtë proces. Përmes një deklarate publike, ai theksoi se sfida elektorale është vetëm hapi i parë në një rrugëtim më të gjatë për ndryshim.


“Zgjedhjet e pritshme në Tiranë janë vetëm hapi i parë në rrugën e gjatë që po nisim. Kurdo që të caktohet votimi, ne do të marrim pjesë me vizionin dhe vullnetin tonë për ndryshim,” shkruan Binaj.


Ai shtoi se përpjekja nuk duhet të fokusohet vetëm tek data e zgjedhjeve, por tek puna e përditshme për të rikthyer besimin e qytetarëve tek politika si shërbim publik.

“Deri atëherë ju ftoj të punojmë çdo ditë për të ndezur në mendjet dhe zemrat e qytetarëve besimin tek politika e ndershme, tek politika e punës, besimin se pushteti buron nga qytetarët dhe duhet të punojë vetëm për qytetarët.”


Në fund të mesazhit të tij, Binaj thekson se qytetarët janë forca më e madhe për ndryshim në një shoqëri demokratike:“Partia më e rëndësishme, partia më e fuqishme në botë është partia e qytetarëve. Flori.”

"KORÇA BOOM"


bottom of page