Fluks i lartë në doganat e Kapshticës dhe Qafë-Thanës, radhë kilometrike automjetesh
- Korca Boom
- Aug 11
- 1 min read
Në kulmin e sezonit veror, në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës dhe Kapshticës ka pasur një fluks udhëtarësh të cilët kanë hyrë në territorin e Shqipërisë për të kaluar pushimet.
Sipas të dhënave të fundit, rezulton se vetëm një ditë më parë (10 gusht) në Kapshticë kanë hyrë 7449 persona ndërsa kanë dalë 4837 të tjerë.
Ndërkohë, në pikën kufitare të Qafë Thanës kanë hyrë 5551 shtetas, ndërsa kanë dalë 4988 të tjerë.
Radhët shtrihen deri në 2 kilometra, kryesisht në segmentin që vjen nga pala greke drejt pikës së kalimit kufitar.
Temperaturat e larta, në kulmin e ditës, po e vështirësojnë ndjeshëm situatën për udhëtarët, mes të cilëve ka familje me fëmijë, të moshuar dhe turistë, që po kthehen në vend për pushimet verore.
Ndërsa në pikën kufitare të Qafë Botës, autoritetet shqiptare po punojnë me 3 sportele aktive, ndërsa pala greke operon me vetëm 2 sportele./ PAMFLETI
“KORÇA BOOM”



















