top of page

Tradhtia nuk fshihet? Shkënda Lila zbulon sinjalet që tradhtojnë gjithçka

  • 13 hours ago
  • 1 min read

E ftuar në “Grida Duma Podcast” ishte Shkënda Lila, e cila ndau mendimet e saj mbi tradhtinë dhe mënyrën se si njerëzit përballen me dyshimet në marrëdhënie.

Ajo u shpreh se shpesh njerëzit e ndiejnë kur diçka nuk shkon, por zgjedhin të mos e pranojnë pa pasur prova konkrete.


Gjatë intervistës, moderatorja Grida Duma e pyeti nëse, për shkak të profesionit, ka mësuar ndonjëherë sekrete apo histori nga bota politike që lidhen me afera intime.

“Unë fatkeqësisht, dhe e them fatkeqësisht sepse nuk dua të di gjithçka, por kjo më është kthyer në një lloj sëmundjeje profesionale. Çdo person që takoj, qoftë edhe për një takim pune për herë të parë, nuk e takoj pa hulumtuar më parë,” u shpreh Shkënda Lila.


Ajo tregoi se përvoja e viteve të punës e ka bërë më dyshuese dhe më të kujdesshme ndaj gjithçkaje që dëgjon.

“Jam bërë një tip që gjithmonë kam dyshimet e mia. Nuk besoj verbërisht atë që më thotë dikush. Dua ta verifikoj nëse është e vërtetë apo jo. Kjo më është kthyer në një zakon, ndoshta jo shumë i mirë, sepse ndonjëherë të bën të jetosh me pasiguri,” tha ajo.


Sipas Lilës, pas 8-9 vitesh eksperiencë në këtë fushë, instinkti për të verifikuar çdo informacion është bërë pjesë e përditshmërisë së saj.

“KORÇA BOOM”


bottom of page