top of page

FMN: L*fta në Lindjen e Mesme do të çojë në rritje të çmimeve të ushqimeve

  • 11 hours ago
  • 1 min read

Lufta në Lindjen e Mesme po përmbys jetën dhe jetesën e njerëzve në rajon dhe më gjerë.


Kjo u theksua në një deklaratë pas takimit të mbajtur më 8 prill midis krerëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Grupit të Bankës Botërore (WBG) dhe Programit Botëror të Ushqimit (WFP).


Në takim u diskutua efektet e luftës në Lindjen e Mesme në ekonominë globale dhe sigurinë ushqimore.


“Kjo ka shkaktuar tashmë një nga tronditjet më të mëdha në tregjet globale të energjisë në historinë moderne. Rritja e ndjeshme e çmimeve të naftës, gazit dhe plehrave, e kombinuar me ndërprerjet në transport, do të çojë në mënyrë të pashmangshme në rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe pasigurinë ushqimore”, thuhet në deklaratë.


Gjithashtu u vu re se barra më e madhe do të bjerë mbi popullatat më të cenueshme të botës, veçanërisht mbi ekonomitë me të ardhura të ulëta dhe të varura nga importi:


“Rritjet e çmimeve të karburantit dhe rritjet potencialisht të ndjeshme të çmimeve të ushqimeve janë veçanërisht shqetësuese në vendet ku hapësira fiskale është e kufizuar dhe barra e borxhit është tashmë e lartë, duke zvogëluar aftësinë e qeverive për të mbrojtur familjet vulnerabël.”


U tha se të tre institucionet do të ofrojnë mbështetje për stabilitetin dhe rritjen ekonomike./ Oranews

“KORÇA BOOM”

bottom of page